E ndalon policia pasi theu rregullat, i riu shpëton duke ikur me vrap. Video bën xhiron e rrjetit

Policia po ushtron kontrolle për të kapur personat që thyejnë rregullat e izolimit apo dhe fashën e orareve që janë vendosur për t’u zbatuar me qëllim për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Jo të gjithë i zbatojnë urdhrat e vendosura dhe një gjë e tillë ndodhi pikërisht edhe me këtë videon që është bërë virale në rrjetet sociale.

Policia kërkon që të ndalojë të riun, i cili në momentin kur është kapur, gjë e parë që ka bërë ka menduar se si t’i shpëtojë ndonjë gjobe apo ndjekje penale. Në momentin kur po hipte në makinën e policisë, i riu ia ka mbathur vrapit. Policët janë munduar ta ndjekin, por ai ka qenë tejet i paarritshëm.