Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen të dyshuarit

Sipas njoftimit të Policisë, dy persona janë arrestuar pasi në mbrëmjen e së dielës kishin shtënë me armë zjarri në një ndejë familjare në fshatin Grashticë të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka konfiskuar armë automatike, pistoleta e fishekë të kalibrit të ndryshëm.