Tenistët e Kosovës mësojnë shortin në EYOF Baku 2019

Tenistët mësojnë shortin në EYOF Baku 2019

Katër tenistët tanë që po e përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019, kanë mësuar sot shortin për rrethin e parë të garave.

Melos Nallbani do të përballet me Alin Fatu të Rumanisë, ndërsa Fresk Sylhasi me Mika Brunold të Zvicrës. Në konkurrencën e femrave, Vesa Gjinaj ka përballë Melisa Senli të Turqisë, ndërsa Forta Morina sfidon Chelsea Fontenel të Zvicrës.

Më vonë ju informojmë për orarin e garave të tenistëve tanë, të cilëve iu urojmë fat dhe suksese, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, transmeton fokusi.info.

Çiftet e garuesve tanë
Melos Nallbani – Alin Fatu (Rumani)
Fresk Sylhasi – Mika Brunold (Zvicër)
Vesa Gjinaj – Melisa Senli (Turqi)
Forta Morina – Chelsea Fontenel (Zvicër)