Tensionet pushtet-opozitë dhe protestat e veteranëve mund ta vështirësojnë punën e Kuvendit

Dhuna e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, dhe paralajmërimet e veteranëve për protesta në ditë të seancave, e sfidojnë normalitetin e punës së organit legjislativ.

Kështu po vlerësojnë monitoruesit, që thonë se mund të ketë sërish tensione mes poleve politikë.

Për deputetët mund të jetë sfidë edhe hyrja në objekt, nëse veteranët ua bllokojnë hyrjen, siç kanë paralajmëruar.

Por Arbër Thaçi nga KDI thotë se të zgjedhurve të popullit duhet t’u sigurohet qasja në Kuvend.

Këto situata, por edhe të metat tjera të kësaj legjislature, sipas Naim Jakajt nga IKD, bëjnë që të mos përmbushet agjenda legjislative para pushimeve verore.

Një e katërta e nismave janë marrëveshje ndërkombëtare, për të cilat duhen 80 vota, e që opozita tashmë ka treguar se nuk do t’i votojë asgjë pushtetit aktual, sepse beson që kuvendi duhet shpërbërë dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.