Tentim vrasje në Pejë/ I dyshimti dhe viktimat, të njohur për policinë

Në Pejë pak minuta para mesnatës ka ndodhur një tentim vrasje.

Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Gurit.

Lajmin për Portalin Njeshi e ka kofirmuar Veton Elshani – zv/Drejtor i Policisë rajonale.

“Mund tju komunikojë se pak para mesnatës, tek ‘Ura e Gurit’ ka ndodhur një tentim vrasje. Një person ka shtënë në drejtim të dy personave të tjerë. Nuk ka të lënduar fatmirësisht, ndërsa i dyshimti ka ikur nga vendi i ngjarjes. Sikur i dyshimti edhe viktimat janë të njohur për policinë dhe oficerët tonë janë vënë në lëvzje. Sapo të ketë të reja do tju njoftojmë.”-i tha Njeshit Elshani.

Të përfshira në këtë ngjarje, sipas dëshmitarëve të rastit kanë qenë dy automjete, mendohet për një Toyota dhe një Audi./Njeshi/