Policia jep detaje për djegien e veturës te “Kroi i Mbretit”

Në mbrëmjen e së dielës është djegur një veturë te “Kroi i Mbretit”.

Një veturë është djegur tërësisht gjatë mbrëmjes të së deles, përkatësisht rreth orës 20:30 te vendi i njohur “Kroi i Mbretit”.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur për lajmi.net, se kjo veturë është djegur tërësisht dhe se fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

“Ju njoftoj se sot me datë 05.01.2020 rreth orës 20:30 në rrugën drejtimi Pejë -Prishtinë saktësisht në Korroticë të Lartë, komuna e Drenasit, është djegur tërësisht një veture. Policia ka dal në lokacion dhe fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar gjatë djegies së kësaj veture”, ka treguar Hoxha.