Tërnava me mesazh për SBAShK e Qeverinë: Të ndërpritet greva, s’është koha për barrikadim

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka mbajtur konferencë urgjente për medie për grevën në arsim.

Ai ka thënë se me vëmendje i ka përcjell zhvillimet e fundit sa i përket grevës duke shprehur kështu sic tha ai konsideratë për mësimdhënësit.

Sipas tij, ata kanë mision të shenjtë, mision që e kanë kryer me dinjitet që nga Rilindja Kombëtare.

Tërnava më tej tha se i mbështet kërkesat e SBAShK-ut, për paga të dinjitetshme, por që sipas tij, greva duhet të ndërpritet për hir të misionit që kjo kategori ka.

Kërkesa ai pati edhe për Kuvendin e Qeverisë, duke bërë thirrje që të miratohet Ligji i pagave.