Tetë raste me COVID-19 konfirmohen në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit të MSH-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës antiCOVID.

Ndërkaq, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Njoftimi:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.496 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 323.