Tetë të vdekur dhe 249 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit, tetë pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar edhe 249 raste të reja pozitive, nga 2 mijë e 804 testime të bëra.

Përqindja e rasteve pozitive është 8,88.

Numri it të shëruar nga virusi vdekjeprurës në 24 orët e fundit është 1 mijë e 129.

Numri i rasteve aktive ka vazhduar të bie, me 5 mijë e 73 raste aktive në të gjithë vendin.