Thaçi: Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla janë futur në dhomën e përgjimeve në Telekom – kanë ndalur kamerën

Presidentit i vendit Hashim Thaçi në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Haki Abazi janë futur në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës.

Ai ka thënë se kjo është një vepër penale dhe Prokuroria tashmë është njoftuar për këtë ngjarje.

“Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla kanë shkuar në dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës. Kjo është vepër penale dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Prokuroria e Kosovës tashmë është e njoftuar me këtë ngjarje, jo nga unë por ata besoj që i përcjellin këto gjëra” tha ai.