Thaçi: Çmimi Nobel për Handke solli dhimbje të madhe tek viktimat e luftës së Milloseviçit

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për dhënien e çmimit Nobel austriakut, Peter Handke, njeriut që përkrahi dhe adhuroi kriminelin Slobodan Milloseviç, madje i cili ishte edhe kundër bombardimeve të NATO’s në Serbi.

Thaçi ka thënë se ky çmim ka sjell dhimbje tek viktimat e panumërta të gjenocidit serb që ka kryer në Kosovë dhe Bosnje.

“Më kujtohet në vitin 1990, Vaclav Havel, Susan Sontag dhe shumë të tjerë e dinin se e keqja në Evropë duhet të ndalet. Gjenocidi në Bosnje dhe Kosovë kishte një kryers.Handke vendosi të mbështesë dhe mbrojë kryersin. Vendimi i #NobelPrize solli dhimbje të madhe tek viktimat e panumërta”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Kujtojm se Handke, nuk njihet vetëm si shkrimtar, ai njihet edhe si mbështetës i madh i Slobodan Milloseviçit dhe masakrave të tij në Ballkan.

Ai kishte deklaruar se Milloseviçit ka mbrojtur popullin e tij, duke shprehur edhe dëshirë të ishte në ushtrinë e tij.