Thaçi kalon fundjavën në Gërmi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zgjedhur të kalojë këtë fundjavë në Parkun e Gërmisë. Bashkë me të është edhe Rrustem Mustafa, ish komandant i UÇK-së Zona Operative e Llapit dhe anëtar i PDK-së.

Rrustem Mustafa ka postuar fotografi në Facebook ku shihet bashkë me presidentin dhe njërin nga bashkëluftëtarët e tij.

“Me Presidentin dhe Sejdi Rama ecje shtigjeve në lartësitë e Gërmisë”, ka shkruar Mustafa./Fokusi.info/