Thaçi thërret konferencë për media në ora 16:00

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të mbajë sot një konferencë për media prej orës 16:00.

Ai gjatë ditës ka takuar ndaras, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar ta takojë Thaçin ndërsa më vonë ai do të takohet edhe me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, dhe atë të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Në ftesën dërguar liderëve të partive politike, Thaçi ka thënë se do të diskutoj për tema në interes të vendit.