Therje me thikë në Gjakovë, shkak një borxh

Një person është therur me thikë në fshatin Molliq të Gjakovës për shkak të një borxhi.

Siç njofton policia, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrur tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Molliq, Gjakovë 06.11.2021 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi e ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.