Time Kadrijaj pyet Glauk Konjufcën: A u largove vet nga ShIK-u apo të larguan

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se dorëheqja e Haradinajt nga posti i Kryeministrit ka qenë ambalazhim dhe se qeveria Haradinaj edhe ashtu do të rrëzohej.

Tutje Konjufca ka thënë se Vetëvendosje nuk do të bëjë kurfar koalicioni me AAK-në

E për këtë ka reaguar Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Kadrijaj përmes Facebookut ka shkruar se Glauk Konjufca a është larguar nga ShIK-u apo e kanë larguar. “Një nuk kam mujtë me e kuptu për Glaukun: a e larguan nga SHIK-u apo iku vet. Për AAK spo flas se tjeret flasin për periudhen e tij në Aleanc. Unë veq po pyes”, ka shkruar Deputetja e AAK-së.