Tjetër arritje e jashtëzakonshme nga Dua Lipa

Që nga publikimi i ‘Dont Start Now’ Dua nuk po i ndahet sukseseve.

Dua Lipa në muajin dhjetor kishte publikuar këngën e parë ‘Dont Start Now’ pas më shumë se gjysmë viti, projekt ky që po ‘pushton’ top lista, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja bëri të ditur se kënga ‘Dont Start Now’ tani është në top 3 të ‘Billboard’ një arritje e madhe kjo nga prishtinasja, e cila thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh gjithmonë.

Ndryshe, Dua gjatë muajit prill pritet të lëshoj edhe albumin e saj të radhës ‘Future Nostalgia’.

https://www.instagram.com/p/B9hkfLCh-__/?utm_source=ig_embed