Tjetër konflikt në jug të Shqipërisë për shfrytëzimin e vijës bregdetare, digjen shezlongët

Pas ngjarjes me 4 viktima dhe 2 të plagosur në Velipojë, një tjetër konflikt është regjistruar në jug të Shqipërisë sa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:30 në Drimadhes janë djegur 60 shezlongë të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.

Rapotohet se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare, ose konkurrenca.

Nga policia ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar mbi ngjarjen.