Tjetër mrekulli në Durrës, Klajdi nga Tirana është gjallë poshtë rrënojave mes dyshekëve (video)

Një tjetër person me shenja jete është lokalizuar poshtë gërmadhave në Durrës te Vila Palma.

Ai është një 25-vjeçar me emrin Klajdi, mbiemri ende nuk dihet, ndërsa është nga Tirana.

Ai po nxirret nga reparti i Janinës. Forcat e vendit fqinj që po japin ndihmë kanë krijuar një tunel për të nxjerrë të riun.

I riu nga Tirana ka shpëtuar pasi fatmirësisht ndodhet mes dy dyshekëve të hotelit.