Politikani serb pretendon se e “zuri” Sveçlën: Me kë u takua ministri i Kurtit në restorantin Hajduçki?

Aleksandar Arsenijeviq, kryetar i partisë “Mbijetesa Serbe”, ka shkruar një status në Facebook, në të cilën ka ngritur një pretendim të çuditshëm.

Sipas Arsenijeviqit ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka realizuar një takim në komunën e Zveçanit, në një restorant me emrin Hajduçki.

Në pretendimet e tij, Arsenijeviq ka thënë se dikush duhet të shpjegojë se përse ka ndodhur ky takim.

“A do të na e shpjegojë dikush se me kë është takuar dje z.Sveçla, ministër i Ministrisë së Brendshme në Qeverinë e Kosovës, në restorantin Hajduçki konak që është në komunën e Zveçanit. Unë dyshoj se me partnerët e tij të koalicionit, po ju?”, shkroi ai, transmeton Nacionale.

Zyrtarisht ende nuk është arritur të konfirmohet nëse ministri Sveçla ka qëndruar në Zveçan ashtu siç pretendon Arsenijeviq.