Tri vajza gjejnë një portofol me dokumente dhe para në Vushtrri, e dorëzojnë në polici

Tri vajza në Vushtrri kane gjetur portofol me dokumente dhe para, të cilën më pas e kanë dorëzuar në polici

Policia njofton se më pas është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar atë bashkë me paratë dhe dokumentet, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e tri vajzave është dorëzuar një portofol ( të cilin e kishin gjetur në rrugë), në portofol kishte dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë të parave”.

“Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, duke çmuar këtë gjest human, falënderon tri vajzat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.