Tri viktima dhe 92 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore, nga 997 teste të kryera 92 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërkohë që janë shënuar vetëm tri viktima dhe 86 pacientë të shëruar.

Personat e infektuar vijnë nga Shkupi-17, Kumanova-6, Shtipi gjithashtu 6, Prilep-2, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-2, Manastir-3, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-5, Gjevgjeli-3, Strumicë-2, Kriva Pallankë-1, Koçan-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-3, Berovë-1, Dellçevë-13, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-5 dhe Negotinë-1.

Ndërkohë pacientët që kanë ndërruar jetë një nga Gostivari i moshës 41 vjeçe, një nga Dibra 63 vjeç dhe një nga Resnja-35 vjeç./AlsatM