Tronditëse/ I kërkoi para, e pastreha vritet me gjakftohtësi në mes të rrugës (video)

Pamjet tronditëse të kapura nga një kamera sigurie në Rio de Janeiro të Brazilit po bëjnë xhiron e botës pasi në të shihet se si një e pastrehë u ekzekutua me gjakftohtësi nga një kalimtar të cilit i kërkoi para.

Zilda Henrique dos Santos, u filmua ndërsa tentonte t’i tërhiqte vëmendjen, Aderbal Ramos de Castro, ndërsa ecte në mes të rrugës. Fillimisht Aderbal e injoron dhe më pas mes tyre nis një shkëmbim i shkurtër fjalësh që përfundon kur ai nxjerr një pistoletë të kalibrit 39 dhe qëllon drejt 31-vjeçares.

Vajza u dërgua nga kalimtarët në spital, ku edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, ndërsa autori është vënë në prangat e policisë por ende nuk ka dhënë një motiv për arsyen e veprimit makabër.