Trump: Pacienti që vdiq nga coronavirusi vuante edhe nja një sëmundje tjetër e rëndë

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar vdekjen e parë nga coronavirusi në Washington State.

Fataliteti i parë i shënuar në SHBA nga coronavirusi ishte një paciente që po vuante edhe nga një sëmundje tjetër, e cila ishte mbi 50-vjeç.

Sot presidenti Donald Trump mbajti konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhje me rastet e coronavirusit në vendin e tij.

“Gruaja që vdiq sot në Uashington vuante edhe nga një sëmundje tjetër e rëndë dhe ishte në viteve e 50-ta”, u tha presidenti Donald Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme”, tha ai.

Trump diskutoi zhvillimet më të fundit të coronavirusit pas rasteve të fundit në SHBA.

Më pak se një orë para konferencës për shtyp të Trumpit, zyrtarët e shtetit të Uashingtonit konfirmuan vdekjen e parë në vend nga coronavirusi.