Tunizia mund Francën, por s’i mjafton të kualifikohet në fazën “nokaut”

Kombëtarja e Tunizisë ka marrë një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj në Kupën e Botës kundër Francës, por e cila ishte e pavlefshme, për faktin se nuk kanë arritur të kualifikohen në fazën tjetër.

Tunizia triumfoi 1:0 kundër Francës në “Education City Stadium”.

Khazri realizoi golin e vetëm të tunizianëve në minutën e 58-të të përballjes.

Tunizia nuk arriti të siguronte biletën për kualifikim për shkak të fitores së Australisë kundër Danimarkës me rezultat identik të njëjtë.

Kësisoj, nga Grupi D, Franca kualifikohet si lidere dhe Australia nga pozita e dytë, dyjat me nga gjashtë pikë.

E treta është Tunizia me katër pikë, kurse e fundit Danimarka me vetëm një pikë.