Zeqiri shënon në fitoren e Lausannes në Kupën e Zvicrës

Futbollisti shqiptar i Lausannes, Andi Zeqiri, ka ndihmuar skuadrën e tij që të kalojë në çerekfinale të Kupës së Zvicrës, duke realizuar një gol në fitoren e thellë 6 me 0 ndaj Xamaxit.

Ai realizoi në minutën e 70-të golin e fundit të ndeshjes.

Zeqiri s’ishte shqiptari i vetëm në fushë. Rivalë të tij ishin Samir Ramizi, Arbenit Xhemajli, Liridon Mulaj e Taulant Seferi.