Tym në autostradë, një makinë përfshihet nga flakët (Video)

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë Durrës.

Ngjarja është shënuar mesditën e kësaj të shtune në afërsi të Vorës. Sic duket në videon e siguruar nga “BalkanWeb”, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjne e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në makinën tip ‘Opel’ me portobagazh.