U aksidentua në Deçan, vdes pas mesnate në QKUK

Një person ka vdekur pas mesnatës në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

I ndjeri ishte duke u trajtua pasi ishte aksidentuar në Deçan.

“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё Kamion dhe njё Motoçikletё, deri te aksidenti ka ardhur pёr deri sa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjen e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Derisa një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.