U kapën me mina me telekomandë, motër e vëlla shpërthejnë në lot para gjykatës

0
346

Kanë mbërritur në gjykatë per tu njohur me masen e sigurise motër e vëlla, Armand Lukani dhe Amelda Elezi, te cilet u kapen te marten me tre mina me telekomande.

Gjate momentit te hyrjes ne Gjykata të dy te rinjte kane shperthyer ne lot, ndërsa babai i tyre, i cili jeton në kushte te veshtira ekonomike, ka thene se i kishte nisur per pune, dhe se nuk kane lidhje me minat.

E reja mësohet se është e martuar dhe shtatzënë, ndërsa familjaret nuk kanë pasur mundësi as per te paguar avokatin mbrojtës, shrkuan panorama.

Tre ditë më parë, Policia e Lezhës vuri në pranga Amelda Elezi 21 vjeçe dhe Armand Lukani 23 vjec nga Vlora, ndersa shpalli ne kërkim dhe nje person te trete, i dënuar edhe më parë.

Te rinjve iu gjeten 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular.