UÇK-ja të sanksionohet në Kushtetutën e Kosovës

Shkruan: Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Derisa Serbia kolonialiste ka futur në Kushtetutën e saj në fuqi (2006) një shtet të huaj, ish-koloninë e saj, Kosovën si “krahinë të vet”!

-Atëherë, pse, dhe si ndodhi që konstitucionalistët dhe liderët e mjerë politikë të Kosovës, UÇK-në (faktor vendimtar i çlirimit dhe i pavarësimit të Kosovës) ta lininë jashtë tekstit të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) dhe, jashtë pjesës së historikut të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15 qershor 2008)!?

Një akt i tillë shpërfillës ndaj UÇK-së, është antikombëtar, antishtetëror dhe antishkencor. -Është falsifikat i identitetit historik, kombëtar dhe shkencor i UÇK-së.

Pra, urgentisht nevojitet të ndryshohet Kushteta e Kosovës(15 qershor 2008) , që të shkruhet pjesa historike e saj, ashtu siç e ka çdo kushtetutë e shteteve të ndryshme të Evropës dhe të botës.

Nëse UÇK-ja nuk përfshihet në pjesën e historikut të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, atëherë ky është atak atavist, sabotim, falsifikim dhe mohim i luftës çlirimtare kombëtare të UÇK-së kundër agresorit pushtues dhe gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

E pranuam apo jo, fshirja e UÇK-së nga pjesa e tekstit historik të Deklaratës së Shaplljes së Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) dhe nga Kushtetuta në fuqi e 15 qershorit të vitit 2008, është akt tradhtie dhe vetëmohimi i luftës së UÇK-së për liri dhe për pavarësi të Kosoës. Këtë tradhti ndaj luftës çlirimtare heroike dhe kombëtare të UÇK-së, historia nuk do t’ia falë askujt, kushdo qofshin ata brenda apo jashtë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një akt i tillë antihuman, antiligjor dhe antikushtetues i përgjigjet vetëm Serbisë së Madhe të Aleksandër Vuçiqit, i cili UÇK-në e quan “terroriste” dhe, institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, i quan të “përkohshme” !

Kush e shan dhe e mohon UÇK-në, nuk mund të jetë hise e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës

Mirëpo, kjo duhet të rreguullohet me ligjet përkatëse dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kohëve të fundit po zhvillohen polemika dhe debate pro et contra UÇK-së , sepse janë të ndikuara nga akuzat dhe nga paditë e politikës dhe të propagandës së regjimit të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, të Ivica Saçiqit…etj., që janë dora e zgjatur e politikës strategjike kolonialiste dhe gjenocidale antishqiptare të Slobodan Milosheviqit ku gjykatat policore dhe militare e paten, paditur, akuzuar dhe luftuar UÇK-në si “organizatë terroriste”. Këto “instrumente ligjore”, regjimi i Aleksandër Vuçiqit me “kruzhokët kusilingë” shqipfolës, po i përdorë edhe sot në skenën politike dhe propagandistike në Kosovë, si dhe në zgjykatën Speciale të Hagës, ku po gjykohen drejtuesit e UÇK-së (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati).

Mirëpo, si gjatë luftës, ashtu edhe pas luftës (1989-2022) paditë, sulmet dhe akuzat e tilla të Beogradit kundër luftës çliirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, neve nuk na befasojnë, në asnjë kuptim, mbase tanimë e mbarë bota e di se në Kosovë, Serbia bëri gjenocid dhe masakroi mbi “11.800” shqiptarë; zhduku mbi “1647” sish, dhunoi mbi “22.0000” gra shqiptare, si dhe dëboi mbi “1 milion” shqiptarë nga Kosova.

Këtë gjendje de fakto dhe de jure, Serbia dhe asnjë fuqi në botë nuk mund ta ndryshojë, duke ndërruar tezat serbe dhe proserbe se gjoja “ UÇK-ja ishte terroriste”, ndërkaq, pushtuesit dhe agresorët gjenocidalë serbë “ishin paqësorë”, të cilët me terrorin e tyre individual dhe me terrorizmin e organizuar shtetëror e patën djegur Kosovën shkrum e hi vetëm se ishte e populluar me mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë autoktonë, dhe pse historikisht dhe ligjërsht kishin të drejtën si zotërues legjitimë dhe legalë të saj. Në këtë kontekst, nuk mund të ketë shenjë barazimi lufta çlirimtare dhe e drejtë e UÇK-së me agresionin dhe me luftën e padrejtë të Serbisë pushtuese gjenocidale në Kosovë (1989-1999).

Për më tepër, kjo asimetri nuk mund të justifikohet me tezat, me paditë dhe me akuzat e regjimeve serbe dhe proserbe të Beogradit (1989-1999), se gjoja “UÇK-ja ishte organizatë terroriste” !?

-Ashtu mendojnë dhe deklarojnë vetëm njerëzit debilë çetniko-fshistë serbomëdenj dhe kuislingët dhe mercenarët e blerë të tyre, të cilës si gjatë luftës agresive dhe piromane të Slobodna Milosheviqit, ashtu, edhe pas përfundimit të saj, në kohë paqeje llomotisin dhe bëjnë propagandë të ndyrë dhe dezinformuese, se gjoja “UÇK-ja ishte terroriste” ; se “UÇK-ja ka luftuar vetëm 3 muaj”; se “UÇK-ja muk ka fituar në asnjë betejë”, si dhe trillime e shpifje të tjera politizuese dhe anatemuese të UÇK-së deri në mohimin e saj, ashtu siç po e akuzon dhe po e paditë Serbia (1990-2022) e Slobodan Milosheviqit, e Sheshelit, e Arkanit dhe Aleksandër Vuçiqit, Alekandër Vulinit, e Ivica Daçiqit, e ana Bërnabiqit, e KOS-it dhe e aleatëve të tyre fashistë e mercenarë të huaj.

Ndërrimi i tezave i papranueshëm

-Logiikisht dhe realisht, sikur “UÇK-ja të kishte qenë terroriste”, ashtu siç e akuzojnë regjimet serbe (milosheviq dhe promilosheviq me “bishtat” e tyre kuislingë shqipfolës), as Amerika, as NATO-ja e as BE-ja nuk do ta kishin përkrahur luftën e saj çlirimtare kombëtare kundër Serbisë terroriste dhe gjenocidale. Me një fjalë, terroristë, vrastarë, masakrues, pushtues, agresorë, piromanë dhe gjenocidalë ishin poliicia, sigurimi, paramilitarët dhe militarët serbë, të mbështetur nga politika, nga propaganda dhe nga sponsorimi i regjimit kriminel të Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

UÇK-ja të mbrohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Mëkatet dhe pdrejtësitë ndaj UÇK-së janë të shumëta dhe të pajustifikueshme qoftë politikisht, apo juridikisht ( 12 qershor 1999 – 2022).

-Gabimi i parë kardinal ndaj UÇK-së, është bërë kur është hartuar Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë, më 17 shkurt 2008 ku në asnjë rresht të saj nuk përmendet UÇK-ja!?

Gabimi i dytë ndaj UÇK-së, është bërë, kur hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), në asnjë rreshtë, në asnjë dispozitë, në asnjë nen dhe në asnjë paragraf nuk e kanë përmendur emërtimin UÇK, e cila de fakto dhe de jure, ishte faktori kryesor dhe vendimtar i brendshëm në çlirimin dhe në pavarësimin e Kosovës.

Në çdo shtet të botës, mbrojtja dhe kultivimi i vlerave luftarake, kombëtare dhe shtetërore rregullohen me ligjet përkatëse dhe me Kushtetën në fuqi, jo me “ARKIVIMIN” dhe me harresën qëllimkeqe të politikave ditore të liderëve matrapazë dhe diletantë, që për interesa të tyre personale, partiake, pushtetore, latifundiste dhe karriesriste, duan t’i falsifikojnë dhe t’i gropojnë vlerat sublime të UÇK-së, sepse ashtu po dikton interesi politik kolonial dhe neocolonial i Serbisë gjenocidale të kryekriminelit Slobodan Milosheviq dhe i “djemëve të tij trashëgimtarë”: Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq, të cilët së bashku me kishën politike retrograde serbe, janë betuar se “kokën e japim, por Kosovën nuk e japim”, mbase sipas gënjeshtrave, shpifjeve dhe falsifikimeve të historisë, “Kosova është koka e Serbisë, pa të cilën nuk mund të jetojë trupi i Serbisë”! Kështu pati deklaruar patriarku serbomadh Irinej, duke e quajtur Kosovën “Jerusalemi serb”…etj. (Irinej: Kosovo neotuđivi dio Srbije, moramo se boriti za tu teritoriju – CdM).

Irinej: Kosovo neotuđivi dio Srbije, moramo se boriti za tu teritoriju -…

Srpska pravoslavna crkva (SPC) apsolutno ostaje na stanovištu je Kosovo neotuđivi dio njene zemlje bez kojeg Srb…

* * *

UÇK-ja ngeli jashtë Kushtetutës së Kosovës (15 qershor 2008), sepse u tradhtua dhe u mashtrua nga politika e verbër ditore

Një vakum i tillë historik, juridik dhe kushtetues, duke e lënë UÇK-në jashtë Kushtetutës, mirëfilli ka ndikuar negativisht, edhe në opinionin e gjerë publik në Kosovë.

Prandaj, nuk është e çudtishme dhe befasuese, deklarata e dikurshme në FB e Hekuran Muratit, se gjoja “UÇK-ja ka uftuar vetëm 3 muaj” !?

Ky gabim dhe provokim i ministrit të sotëm të Financave të Kosovës, Hekuran Muratit, pikërisht ka për pasojë direkte dhe indirekte mos sanksionimin e UÇK-së në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (qershor 2008). Dhe, nuk është çudi, se kështu do të veprojnë edhe të tjerët qoftë liderë politikë, shkencëtarë, analistë dhe gazetarë, sepse në asnjë dokument shtetëror dhe, në asnjë libër dhe, në asnjë enciklopedi të historisë së re të Kosovës së pavarur nuk figuron identiteti i UÇK-së (datëlindja, misioni, roli, rëndësia…, si dhe data e përfundimit të luftës së saj heroike, çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale).

Pra, lënia e UÇK-së jashtë Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë (17 shkurt 2008) dhe jashtë Kushtetutës së Kosovës (15 qershor 2008) ka krijuar hapësirë për provokuesit, sabotuesit dhe mohuesit e vlerave të luftës së saj të drejtë çlirimtare kombëtare kundër okupatorit shekullor serb.

Nëse mungon vetëdija politike, atëherë vjen në shprehje përgjegjësia morale dhe ligjore

Këtë konstatim po e ilustrojmë vetëm me një shembull të ish-ministrit të Komunikacioenve të Japonisë, i cili në vitet ’80 të shekullit XX kishte dhënë dorëheqje vetëm pse një tren i shpejtë ishte vonuar vetëm “3 minuta”). Kur mediat e intervistuan, pse kishte vepruar ashtu, ai u ishte përgjigjur, -“ Sepse moralisht dhe indirekt jam përjegjës për këtë skandal”. –Kjo është vetëdija njerëzore dhe përgjegjësia morale e ligjore e liderëve politikë dhe shtetërorë.

Prandaj, këtë shembull, do të duhej ta ndiqte, edhe ministri i qeverisë së Kosovës, Hekuran Murati, pa pritur shkakrimin nga qeveria e tij (i cili përmes FB ka kërkuar ndjesë për gabimin e bërë, disa vite para se të bëhej ministër i Kosovës). Po ashtu, një shembull të tillë, shumë vite më parë, do të duhej ta kishte ndjekur, edhe ish-ministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili kishte thënë se “nëse fiton UÇK-ja, unë do të mbetem në Austri” !

Sa më sipër, duke qenë se vlerat dhe frytet e luftës së UÇK-së janë të padiskutueshme dhe të pacenueshme, atëherë, jo vetëm Fatmir Limaj (komandant “Çeliku”), por të gjithë ne kemi plotësisht të drejtë, që me çdo kusht t’i mbrojmë ato, mbase janë identiteti historik, kombëtar dhe shtetëror i Kosovës së pavarur dhe sovrane.

Pra, kjo është detyrë mbi detyra, jo vetëm e Fatmir Limajt (komandant “ Çelikut” të UÇK-së, por e çdo shqiptari në Kosovë dhe jashtë saj në diasporë.

Fundja, nëse duam t’i mbrojmë vlerat: kontributin, idealin, misionin historik e kombëtar të UÇK-së, atëherë, kjo qeveri dhe ky parlament i sotëm, duhet të kërkojnë ndryhsimin e Kushtetutës për të sanksionuar në përmbajtjen e saj, edhe UÇK-në si faktor vendimtar i çlirimit dhe i pavarësiit të Kosovës (17 shkurt 2008). Gjithashtu, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, duhet të kërkojnë nga ASHAKU, që sa më parë të përpilojnë NJË LIBËR ENCIKLOPEDIK për UÇK-në.

Sepse kjo do të ishte forma e vetme politike, kombëtare , shkencore dhe shtetërore për t’i parandaluar dhe paralziuar të të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të UÇK-së.

Ndryshe, nëse UÇK-ja , edhe më tej përbuzet dhe lihet jashtë Kushtetutës dhe jashtë Enciklppedisë, atëherë , kjo vazhdimisht do të jetë në shënjestër të armiqve të saj, të drejtuar nga Beogradi dhe Moska etj.