UEFA për përballjen Kosovë-Bullgari: Një ndeshje që nuk duhet humbur

0
465

Kosova do ta nisë rrugëtimin kualifikues për ‘Euro 2020’ me ndeshjen e të hënës mbrëma kundër Bullgarisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Përfaqësuesja e ‘Dardanëve’ debuton në një turne kualifikues të Kampionatit Botëror me një mbështetje të madhe të tifozëve, me shpresën për ta nisur mbarë aventurën në Grupin A.

Faqja e UEFA-s ka bërë një listë prej katër ndeshjesh që nuk duhen humbur në këtë xhiro kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Evropian, ndërsa aty është sfida ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

“Kosova ka shkëlqyer në Ligën D të Ligës së Kombeve duke përfunduar në krye të grupit pa humbje, falë rezultateve, si fitorja prej 4-0 kundër Azerbajxhanit në shtëpi”.

“Duke munguar në fazën finale që nga ‘Euro 2004’, Bullgaria po kalon një periudhë jo të mirë dhe luajti baras ndaj Malit të Zi të premten. A do ta shfrytëzojë përparësinë në Prishtinë, Kosova që po fluturon lartë?”, shkruan uefa.com.

Në grupin e ndeshjeve që duhen ndjekur është përmendur përballja ndërmjet Holandës dhe Gjermanisë (e diel), si edhe rikthimi i Cristiano Ronaldos te kampioni në fuqi, Portugalia.

Po ashtu, të martën zhvillohet ndeshja interesante ndërmjet Zvicrës dhe Danimarkës që nuk duhet humbur, rekomandon faqja e UEFA-s.