Ushtria mizore e Putin kërkon të vdesë urie mbrojtësit e Mariupol duke i varrosur në katakombat e metalurgjikut (fotot)

E përditshmja britanike “The Sun” shkruante sot se ushtria e Putin kërkon të lërë të vdesë urie mijëra luftëtarë ukrainas duke i bllokuar në sistemet masive të tuneleve poshtë impjantit metalurgjik të rrethuar në Mariupol.

Sistemi shumëkatësh i tuneleve dhe bunkereve nëntokësore nën fonderinë Asovstal është kthyer në pikën kryesore të rezistencës nga marinsat ukrainas dhe ushtarë të tjerë dhe zyrtarë që po mbrojnë zonën.

Rusia thotë se janë të paktën 2000 luftëtarë të fshehur nëntokë së bashku me zyrtarë, civilë e mercenarë, dhe ka kërkuar që zona të izolohet në mënyrë që “asnjë mizë” të mos kalojë pa u pikasur.

Duke ndaluar sulmin e mëtejshëm ndaj impjantit Putin tha sot: “Nuk është nevoja të zbresim në ato katakomba e të zvarritemi në impjantet industruiale nëntokësore. Bllokoni zonën industriale që asnjë mizë të mos kalojë”.

Zyrtarët perëndimorë thanë se dështimi i kapjes nga forcat ruse të xhepit të fundit të rezistencës ukrainase në Mariupol po pengon ofensivën.

Të tjerë zyrtarë thonin se rusët mund përsëri të arrijnë avantazhe ushtarake edhe pse këto nuk ka shumë gjasa të jenë të shpejta.

Ndërkohë ukrainasit që po rezistojnë brenda impjantit metalurgjik të Mariupol po krahasohen nga mediat me “300 Spartanët”, megjithë kërcënimet ruse do të lihen të vdesin urie nëntokë.

Në kryeqytetin Kiev, zv. kryeministri ukrainas tha për rrjetin AFP, se qindra trupa viktimash janë mbledhur nga qyteti  që prej largimit të ushtrisë ruse në fund të muajit të kaluar.

E përditshmja britanike Guardian shkruante se në Mariupol, sistemi i tuneleve nëntokësore në Azovstal është i shtrinë në më shumë se 6 km katrorë dhe të paktën 6-7 kate.

Një komandant i marinsave ukrainas duke luftuar në Mariupol tha dje se  forcat e tij “mund të zgjasin vetëm për disa ditë, në mos orë”, teksa ultimatumi rus për t’u dorëzuar skadoi pa asnjë kapitullim.

Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych tha se Rusia kishte vendosur të bllokonte impjantin pasi nuk e merrte dot me forcë. “Ata fizikisht mund mund të kapin Azovstal, e kanë kuptuar këtë, do të pësonin humbje të mëdha. Mbrojtësit tanë vazhdojnë ta mbajnë atë.”

Urdhri i Putin për ndalimin e sulmit do të thotë se rusët shpresojnë që mbrojtësit të dorëzohen me mbarimin e ushqimit dhe të municioneve. Bombardimi i impjantit mund të vijojë por kjo llogaritet pa efekt pasi tunelet nëntokësore janë të izoluara dhe të mbrojtura nga sulmet.

Top Channel