Usyk fiton ndaj Joshuas

Alexander Usyk ka mbrojtur titujt e peshave të rënda në boks, shkruan Fokusi.info.

Ukrainasi ka mposhtur britanikun Anthony Joshua, me vendim të gjyqtarëve.

Boksieri ukrainas ka arritur ta mposhtë Anthony Joshuan në duelin e revanshit të zhvilluar sonte në Jeddah të Arabisë Saudite.

Me këtë fitore, Usyk ka ruajtur titujt e tij në WBA, IBF dhe WBO.

Sa i përket vlerësimit të gjyqtarëve, Usyk ka marrë 115 nga i dyti dhe 116 nga i treti, teksa i pari e ka vlerësuar me 113.