Valencia fiton Kupën e Spanjës, eliminon Barcelonën (video)

Valencia ka fituar Kupën e Spanjës, e njohur si ‘Copa del Rey’, pasi që në “Villamarín” në finale e mposhti Barcelonën me rezultat 1 – 2.

Ishte Valencia që kaloi në epërsi në minutën e 21-të për rezultatin 0 – 1 me golin e bukur të Kevin Gameiro.

Në minutën e 33-të, Valencia e dyfishoi epërsinë me golin e Rodrigo Moreno, i cili shënoi me kokë për rezultatin 0 – 2.

Barcelona bëri përpjekje, por krejt çka bëri ishte një gol i shënuar nga Lionel Messi ai në minutën e 73-të për ta ngushtuar epërsinë në 1 – 2, ku edhe ky ishte rezultati përfundimar.

https://streamable.com/xziuu