Valon Berisha ia shënon Dortmundit dy gola

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës dhe lojtari i Salzburgut, Valon Berisha sonte ishte në natën e tij më me fat, pasi me dy golat e shënuara nga ai, Salzburg ka fituar ndaj Borussia Dortmund me rezultat 1-2.

Berisha golin e parë e ka shënuar nga pika e bardhë në minutën e 49-të, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 56-të. Vendasit shënuan golin e vetëm nga Schuerrle në minutën e 62-të.