Gjyqtari nga Kosova referon në derbin e ‘zjarrtë’ të Greqisë

Dashamirët më të zjarrtë në futbollin grek, janë në pritje të derbit të madh në kuadër të çerekfinales së Kupës së Greqisë, mes dy rivalëve të përbetuar PAOK dhe Panathinaikos.

Një sfidë që pritet me padurim, që do të ndajë drejtësinë edhe shqiptari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane.

Ndeshja luhet nesër (5 shkurt 2020) në orën 20.30, ndërsa gjyqtar kryesor është zvicerani Sandro Scharer, që do të ndihmohet nga Zogaj.

Ballafaqimi luhet në Selanik dhe pritet të jetë me rivalitet të madh dhe si gjithmonë me tensione sportive.

Zogaj, njihet për ndeshjet e shumta evropiane që ka gjykuar në vitet e fundit.