Valon Murati fton bashkatdhetarët për të shkuar në votime në Tuz

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka ftuar bashkatdhetarët që të shkojnë në vendlindjen e tyre për të votuar koalicionin “Malësia na Bashkon”.
Postimi i Muratit në Facebook:

Të nderuar bashkatdhetarë malësorë, kanë mbetur edhe tre ditë deri më datë 3 mars, kur mbahen zgjedhjet për komunën e Tuzit. Si asnjëherë më parë partitë politike shqiptare kanë krijuar koalicionin “Malësia na Bashkon”. Ju ftoj të gjitë ju që mund të keni dilema se a duhet shkuar në atdhe për të votuar, të mos hezitoni kësaj radhe, sepse ende ka kohë që duke shkuar në vendlindjen tuaj, të garantoni fitoren partive shqiptare në këtë komunë. Ju ftoj të gjithë juve të shkoni e të votoni shqip, të votoni numrin 5, Forumin Shqiptar dhe koalicionin “Malësia na Bashkon”.