Vazhdimi i gjykimit për vrasjen e Ivanoviqit: Do të shfaqen video

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot, vazhdon seanca e gjykimit për vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” (SDP) Oliver Ivnaoviq.

Plani është që të shfaqen pamjet nga video kamerat nga 16 janari 2018, ditën e atentatit para selisë së SDP-së në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës.

Siç bën të ditur gazeta Danas në edicionin e sotëm, “për shkak të pamundësisë teknike të shfaqjes së regjistrimeve”, kërkimi i djeshëm është shtyrë.

“Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin e avokatit Faruk Korenica, i cili përfaqëson të akuzuarin Nedeljko Spasojeviq, që zyrtarisht përmes EULEX-it të kërkojë nga Beogradi informacione për ecurinë e hetimeve të zhvilluara nga Serbia në rastin e vrasjes së Ivnaoviqit. si dhe provat mbi bazën e të cilave Ministri i Brendshëm i Serbisë Bratislav Gashiq deklaroi në Parlamentin serb se autoritetet serbe ‘e dinë saktësisht’ se kush e vrau Ivanoviqin”.

Refuzimin e propozimit të mbrojtjes, gjykata e ka shpjeguar me mungesën e bashkëpunimit me Beogradin, i cili, siç u tha, “që nga viti 2018 nuk ka bashkëpunuar me institucionet kompetente të Kosovës në rastin e Ivanoviqit”.
Lideri i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 në Mitrovicë të Kosovës. Ai u qëllua me pesë plumba në gjoks dhe iu nënshtrua plagëve të marra në spital.