Vdes Driton Hajdari, i dënuari në rastin “Bllaca”

I dënuari me 7 vjet burg në rastin “Bllaca”, Driton Hajdari, ka vdekur mbrëmë. Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarë të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Hajdari ishte liruar me kusht për shkak të sëmundjes së sklerozës amfitrofike laterale (ALS).

Ai ishte dënuar me 7 vite burgim në procesin gjyqësor Bllaca II, ndërsa ishte gjetur fajtor për veprën penale tentimvrasje.

Hajdari ishte liruar me kusht dy vite më parë.

Hajdari e kuptoi se vuan nga kjo sëmundje gjatë kohës sa vuante dënimin në burg, por familjarët e tij ankohen duke thënë se ai u neglizhua shumë nga organet e drejtësisë, përkundër ankesave të bëra.

Kjo ishte hera e dytë që ai u lirua nga burgu për arsye se nuk mund të kujdeset për veten e tij, teksa mbajtja e tij në burg në këtë rast konsiderohej si shkelje e të drejtave të njeriut.