Vdes edhe një person në Klinë, dyshohet të ketë qenë me Covid-19

Para disa orëve ka ndërruar jetë një person në Klinë, i njëjti dyshohet të ketë vdekur si pasojë e Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Hekuran Sejdiu, drejtor i Shëndetësisë në Klinë.

“Po para disa orëve ka ndërruar jetë një person, rreth 70 vjeç. Ende janë duke u marrë me disa analiza. Me shumë asgjë nuk mund të ju them lidhur me këtë rast”, ka thënë Sejdiu.