Vdes foshnja 4 muajshe nga fruthi

Shkon në 21 numri i të infektuarëve nga fruthi në Shqipëri.
Një foshnje 4 muajshe ka ndërruar jetë si pasojë e prekjes nga fruthi.
Vogëlushja nga Manza e Durrësit, ishte e shtruar dy javë më parë në shërbimin e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’”me bronkit, por më pas gjendja e saj është përkeqësuar si pasojë e prekjes nga fruthi.
Kjo është edhe viktima e parë e regjistruar deri me tani e shkaktuar nga sëmundja infektive.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik vetëm në muajin janar janë identifikuar 21 persona të prekur nga fruthi që i përkasin moshës nën 2 vjeç, shkruan tvklan.
Fruthi, u rikthye një vit më parë duke shënuar mbi 1000 të infektuar dhe tre vdekje në 2018.