Vdes ish-ushtari i UÇK-së (foto)

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë Miftar Raci, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Rexhep Selimi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Selimi ka thënë se Raci jetoi me nderë e me krenari, duke qenë një burrë patriot e bujar.

Postimi i plotë i Selimit:

U nda nga jeta MIFTAR HAJRË RACI nga Siqeva.

Jetoi me nderë e me krenari, duke qenë një burrë patriot e bujar.

Me pushkën gjithmonë pranë, Baci Miftar e nderoi familjen dhe konakun e tij, atë konak ku priti Adem e Hamëz Jasharin me shokë, aty ku u priten me bujari shumë heronj e luftëtarë të Lirisë, atë konak që e ktheu në qerdhe të luftëtarëve të UÇK-së.

Emri i tij do të kujtohet gjithmonë me respekt e nderim nga gjithë ata që e njoften.
E kisha për nderë që bashkë me shumë shokë e bashkëluftëtarë të kalonim kohë te gjatë bashkë me Bacin Miftar Hajrën.

Lavdi jetës së tij.

“Emri i tij do të kujtohet gjithmonë me respekt e nderim nga gjithë ata që e njoften. E kisha për nderë që bashkë me shumë shokë e bashkëluftëtarë të kalonim kohë te gjatë bashkë me Bacin Miftar Hajrën.

Lavdi jetës së tij”, ka shkruar Selimi.