Vdes një 14-vjeçar nga COVID-19, bëhet viktima më e re në moshë në Evropë

Një fëmijë 14-vjeçar nga Portugalia besohet se ka vdekur nga gjendja e rënduar e shkaktuar nga COVID-19, duke u bërë viktima më e re në moshë në kontinentin e Evropës.

I riu, nga Ovari i Portugalisë, vdiq në orët e para të së dielës pasi u dërgua në Spitalin Sao Sebastiao, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ai mendohet se vuante nga psoriaza, por nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore.

Vdekja e tij vjen në kohën kur 16-vjeçare franceze Julie Alliot vdiq në një spital në Paris të Mërkurën.

Ajo nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore.Para ditës së sotme, Alliot ishte viktima më e re e raportuar nga COVID-19 në Evropë.