Vdes një i burgosur derisa ishte duke shfrytëzuar vikendin

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë i burgosuri, me iniciale M. M, i lindur më 1981.

SHKK bën me dije se për vdekjen e tij janë njoftuar sot rreth orës 05:15 nga Policia e Kosovës.

“I burgosuri në fjalë, bazuar në legjislacionin në fuqi kishte të drejtë shfrytëzimi të beneficioneve dhe po shfrytëzonte dy ditë vikend të rregullt në shtëpi, nga 05.06.2019 deri më 07.06.2019.

I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe ishte i dënuar për veprën penale Vjedhje e Rëndë”.

Me rastin në fjalë po merret Policia e Kosovës. /klankosova.tv/.