Vdes një punëtor në vendin e punës

0
304

Është mbytur një punëtor i një kompanie për prodhimin e betonit në Kosovë.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se ngjarja fatale ka ardhur pas një aksidenti që ka ndodhur në kompaninë e betonit në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Punëtori që ka humbur jetën është rreth 60 vjeçar dhe punonte te kompania “Alko Beton”.

Aktualisht me rastin po merren njësitet policore të Kosovës, të cilat po shikojnë se si ka ardhur deri tek kjo tragjedi.