Veliu: Përgjegjësia është e Vetëvendosjes, po presim një zgjidhje funksionale

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se po presin zgjidhje funksionale nga Vetëvendosjes dhe se do të presin derisa ta marrin atë zgjidhje.

Veliu tha nuk mund të flas për ofertën e Kurtit pasi ajo nuk është shqyrtuar në organet e LDK-së.

“Ne po presim një zgjidhje nga VV. Një zgjidhje që është funksionale për dy palët, derisa ta marrim zgjedhjen po presim. Përgjegjësia është e atyre që të ofrojë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar”.

“Nuk po flas as për ofertën e Kurtit sepse ne nuk i kemi shqyrtuar në organet tona. Ofertat e veçanta nuk i shqyrtojmë. Kemi biseduar për parimet që duhet t’i ketë një qeverisje. Po e presim një zgjidhje që ata duhet ta ofrojnë që të kemi një qeveri stabile”.