Vëllai i kryetarit të ndjerë të Alternativës në Gjakovë distancohet nga Mimoza Kusari pas aferës ‘Zdravo’

Lekë Dobruna, qytetar nga Gjakova, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar përgjimet e Mimoza Kusar-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, me Slavko Simiqin, deputet i Listës Serbe, ku konfirmohej biseda e Kusari-Lilës me Milan Radojiçiqin, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja.

Dobruna ka shkruar se vëllai i tij i ndjerë, Gurakuq Dobruna, ka qenë kryetar i partisë “Alternativa” dega në Gjakovë, të cilën parti ende e drejton Kusari-Lila. Tutje, ai ka shkruar se distancohet nga afera “Zdravo”.

“Vellau im i ndjere ka qene Kryetar i Alternatives Gjakove. Un si leke Dobruna distancohem prej Aferes Zdravo. I bindun qe as .vellau im nuk do e pranonte.Ajo bised ka qene Thik mbas Shpine, e gerditshme e pa falshme.” shkroi ai.