Filloi shembja e hotelit “Vila Verde”, në Durrës

Në Durrës ka nisur sot shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti. Mësohet se këtë mëngjes ka nisur shembja e ‘Vila Verde’, në zonën e plazhit.

Ndërtesa 4 katëshe është shkatërruar nga tërmeti, ndërsa rrezikon dhe ndërtesat e tjera aty pranë.

Në vendngjarje ndodhen fadromat dhe punonjësit. Ndërkohë, më herët janë shembur ndërtesat e dëmtuara edhe në zonën e Thumanës.

Durrësi dhe Thumana janë zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku 51 persona mbetëm viktima dhe mbi 700 të tjerë u plagosën./abcnews.al