Vendim i PZAP, Podujeva në rinumërim total!

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që të shkojnë në rinumërim total votat për asamble në këtë komunë.

Komisioni ka gjetur fakte të mjaftueshme të keqpërdorimeve të votave për kandidatët e gjitha subjekteve politike, për çka ka vendosur rinumërimin.

Vendimi ishte përkrahur nga 119 kandidatë të të gjitha subjekteve politike.

Mbetet të shihet nëse pas rinumërimit do të ndryshojnë emrat e asambleistëve në këtë komunë dhe rënditje e tyre nga subjektet që ishin në garë.