Arrestohet i dyshuari që plagosi një person sot në ‘Tregun e Veturave’

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një plagosje në ‘Tregun e Veturave’ në Fushë Kosovë.

Me këtë rast i dyshuari është arrestuar dhe është në mbajtje.

“I dyshuari për plagosjen që ka ndodhur sot në mëngjës në tregun e veturave është arrestuar për tentim vrasje”, ka konfirmuar Policia e Kosovës për Indeksonline.

Ndryshe, viktima është duke u trajtuar në QKUK, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë, viktima më inicialët B.D është 45 vjeçar.