Vendoset pllakë përkujtimore në vendin ku ra heroikisht Luan Haradinaj (foto/video)

Dje është vendosur pllaka përkujtimore, në vendin ku 22 vite më parë ka rënë heroikisht gjeneral Luan Haradinaj.

Lajmin e ka dhënë Muhamet Bojku, i cili ka postuar disa voto dhe video në rrjete sociale, nga momentet e vendosjes së pllakës në vendin ku 22 vite më parë ra heroikisht gjeneral Luani, derisa ishte nisur që të hynte në Kosovë nga Shqipëria me një grup bashkëluftëtarësh.

Postimi i Bojkut në Facebook:

Sot 04.05.2019 Sot pas 22 vitesh po ndihem shumë mirë qe arrita të vendos këtë pllakë ku ra Gjeneral Luan Haradinaj duke falënderuar mikun tim Naim Spahiun nga Rahoveci që e punoj pllakën gjithashtu për kornizën Avni Dobrunaj dhe Deputetin e Republikës së Kosovës Bekë Berisha, Muharrem Gacaferi, Abdyl Mushkolen, Muhamet J.Spahiun, Shpejtim Blakaj, dhe vëllezërit Halilin e Aliun si dhe Ali Tahirsylaj për mbishkrimin ne pllakë Lavdi e përjetshme Heroit Luan Haradinaj.